Vrau dy vëllezërit në Kamëz dhe plagosi të tretin, Gjykata vendos për ushtarakun, zbardhen pretendimet: Më dhunuan prindërit, mua më rrahën barbarisht
21/10/2026 12:03
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, 30 dhe 48 vjeç, ndërsa la të plagosur vëllain e tretë, Shefqet Islamaj, 44 vjeç.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë seancës, avokati i autorit, i cili ishte punonjës i Policisë Ushtarake, ka deklaruar se gjatë konfliktit që nisi mes tyre, të cilët ishin fqinj, vëllezërit kanë dhunuar barbarisht autorin dhe prindërit e tij.
Sherri mes tyre ka nisur për kalimin e një betoniereje, pasi në banesën e tre vëllezërve po kryheshin punime në pjesën e murit rrethues.
Top Channel