Yllit të Bayern Munichut i vdes babai, mungon në ndeshjen ndaj Arsenalit

Bayern Munich do të jetë pa Joshua Kimmich në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, pas vdekjes së babait të tij, Berthold Kimmich, në moshën 57-vjeçare.
Kampionët gjermanë e konfirmuan lajmin përmes një komunikate të shkurtër të publikuar të mërkurën pasdite.
“Për shkak të një vdekjeje në familjen e tij të ngushtë, Joshua Kimmich nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme kundër Arsenalit”.
“Në emër të familjes, kërkojmë që të respektohet privatësia dhe dhimbja e tij, si dhe të shmangen pyetjet dhe raportimet e mëtejshme për këtë çështje”.
Due to a passing in his immediate family, Joshua Kimmich is not in the squad today for the match against Arsenal. On behalf of the family, we ask that his privacy and grief be respected, and that further inquiries and reporting be refrained from.We send our deepest condolences to Joshua Kimmich and his loved ones.
— FC Bayern (@FCBayernEN) October 21, 2026
“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për Joshua Kimmich dhe të dashurit e tij”, thuhej në komunikatën e klubit.
Bayerni kishte njoftuar të martën se Kimmich mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit para ndeshjes për arsye personale./Telegrafi/










































