Rrëzohet një avion luftarak francez gjatë stërvitjes, të paktën një i vdekur

Një avion luftarak Mirage 2000-D i Forcave Ajrore Franceze u rrëzua të martën në mbrëmje, pranë qytetit Nancy, në verilindje të Francës, gjatë një fluturimi stërvitor.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej dy anëtarëve të ekuipazhit humbi jetën, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të dytë, shkruan Le Monde.

Në bordin e avionit ndodheshin një pilot dhe një oficer i sistemeve të luftimit, i cili shërbente edhe si navigator. Sipas kryetarit të bashkisë së komunës Pont-à-Mousson, Henri Lemoine, rrënojat e avionit u lokalizuan me ndihmën e një droni.

Dëshmitarët në zonë raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe kishin parë një top zjarri në qiellin e natës. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar zjarrfikës, ekipe të specializuara, forca policore dhe një helikopter.

Autoritetet po punojnë për gjetjen e anëtarit të dytë të ekuipazhit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të panjohura.

Mirage 2000-D është një avion luftarak me dy vende, i projektuar për sulme ndaj objektivave tokësorë. Ai hyri në shërbim në vitin 1993 dhe është përdorur nga Franca në disa operacione ushtarake, përfshirë ato në Kosovë, Libi, Afganistan, Irak dhe Siri.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika