Wednesday / October 21 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Vlora i jep gaz, kryeson vendin për rritjen e automjeteve

Share Share Icon

Numri i mjeteve rrugore për transport të përzier është rritur ndjeshëm në Shqipëri gjatë viteve të fundit, por ritmi i zgjerimit ndryshon fort nga një qark në tjetrin. Vlora rezulton qarku ku kjo kategori mjetesh është shtuar më shpejt, duke regjistruar një rritje prej 56.6% në vetëm katër vjet.

Sipas të dhënave të Vjetarit Rajonal Statistikor 2025 të INSTAT, në qarkun e Vlorës numri i mjeteve rrugore për transport të përzier u rrit nga 7,131 në vitin 2020 në 11,167 në vitin 2024Në total, brenda kësaj periudhe janë shtuar 4,036 mjete.

Ritmi është më i lartë se mesatarja kombëtare. Në të gjithë vendin, numri i mjeteve të kësaj kategorie u rrit nga 93,351 në vitin 2020 në 123,296 në vitin 2024, me një zgjerim prej 32.1%. Kjo do të thotë se brenda katër viteve stokut kombëtar iu shtuan 29,945 mjete.

Pas Vlorës, rritjen më të fortë e shënon Shkodra. Numri i mjeteve për transport të përzier u rrit me 43.6%. Lezha renditet e treta, me një rritje prej 38%, ndërsa pas saj vjen Dibra, ku numri u rrit me 37.7%. Në Fier rritja ishte 33.4%, në Kukës 33.9%, ndërsa në Berat 30.2%.

Tirana, megjithëse dominon në numër absolut, regjistroi një rritje prej 29.4%, nga 33,260 në 43,030 mjete. Në skajin tjetër qëndron Gjirokastra, ku numri u rrit nga 2,284 në 2,463 mjete, vetëm 7.8% në katër vjet. Durrësi regjistroi një rritje prej 24.1%, Korça 25.1% dhe Elbasani 29%.

Tirana dominon në numra, Vlora në ritmin e rritjes

Tirana mbetet larg qarqeve të tjera për numrin absolut, me 43,030 mjete në vitin 2024, ose rreth 35% të totalit kombëtar. Por kur krahasohet ritmi i ndryshimit me vitin 2020, vihet re se rritja prej 56.6% e Vlorës është pothuajse dy herë më e lartë se ajo e Tiranës dhe rreth 24.5 pikë përqindje mbi mesataren kombëtare.

Në vetëm katër vjet, Vlora i është afruar ndjeshëm Durrësit në numrin absolut të mjeteve të kësaj kategorie. Në vitin 2020, Durrësi kishte 11,082 mjete kundrejt 7,131 në Vlorë, një diferencë prej 3,951 mjetesh. Në vitin 2024, diferenca ishte ngushtuar në 2,590 mjete, me 13,757 në Durrës dhe 11,167 në Vlorë.

Të dhënat e raportit nuk japin shkaqet e rritjes së fortë të Vlorës, por mund t’i atribuohet edhe rritjes së turizmit në këtë periudhë. /D.Hyka

Burimi: INSTAT, Vjetari Rajonal Statistikor 2025

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Pension buxhet para kulete varferi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë lekë (...

6 hours më parë 3 Min Lexim

Rreth 1.3 mijë studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë...

6 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!