• Kontakt
Wednesday, October 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ 46-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, shofer i deputetit Eduart Shalsi

12:20 : 21/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili, u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, tip “Volvo”.

Sipas Politiko.al, Ismet Habili punonte si shofer i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi.  Po të njëjtat burime, konfirmojnë se kontaktet e fundit telefonike të Habilit kanë qenë me bashkëshorten e tij dhe se deri më tani nuk raportohet për një shkak që mund ta ketë çuar 46-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

Ismet Habili

Ndërkohë, në njoftimin paraprak për ngjarjen, policia njoftoi fillimisht se bëhej fjalë për një atentat, ku Habili ishte vrarë me armë zjarri.

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.“, njoftoi fillimisht policia.

Lexo edhe:

Tritoli në makinën e administratorit në Shushicë, arrestohen dy të dyshuar

Protestat/ Dalin sot para gjykatës 59 të rinj të arrestuar

Pamje nga vendngjarja

Ndërkohë pak çaste më vonë, në një njoftim të dytë, uniformat blu hodhën poshtë verisonin e atentatit, duke deklaruar se Ismet Habili ishte vetëvrarë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në automjetin e viktimës u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se:

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë.”–  thuhej në njoftimin e policisë.

Dy versionet e policisë kanë lënë pikëpyetje mbi dinamikën e rastit, teksa po mbrëmjen e kaluar janë publikuar videot nga vendi i ngjarjes, ku duket se policia ka larguar menjëherë nga zona e krimit, makinën brenda së cilës u gjet i vdekur Habili.

 

Mbetet ende e paqartë nëse puna e Ismet Habilit si shofer i deputetit socialist lidhet me ngjarjen, megjithatë, dy versionet e ndryshme të Policisë si dhe veprimet pas ngjarjes, ngrenë dyshime, që duhet të marrin përgjigje në vijim të hetimeve.

Etiketa: Eduard ShalsihetimeIsmet HabilipoliciaTiranevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tritoli në makinën e administratorit në Shushicë, arrestohen dy të dyshuar

12:55 : 21/10/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dalin sot para gjykatës 59 të rinj të arrestuar

11:21 : 21/10/2026
AKTUALITET

Fier/ Kanosën 28-vjeçarin për një borxh, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

10:29 : 21/10/2026
AKTUALITET

Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave

09:23 : 21/10/2026
AKTUALITET

Atentat apo vetëvrasje? Policia: Në makinën e Ismet Habilit u gjet pistoletë dhe gëzhojë

23:06 : 20/10/2026
AKTUALITET

Policia nis me shoqërimet, debate me të rinjtë: S’ke të drejtë të më shoqërosh

22:37 : 20/10/2026
Para

"Do t’ju vijë fatura në familje"/ Rama kërcënon protestuesit: Do u ndalojmë aksesin në BE dhe në trena!

TË GJITHA

Tritoli në makinën e administratorit në Shushicë, arrestohen dy të dyshuar

12:55 : 21/10/2026

U arrestuan pas protestave, 22 persona lirohen me detyrim paraqitje

12:51 : 21/10/2026

Pas Kryeministrisë, pedagogët dhe studentët nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:50 : 21/10/2026

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut”, godasin derën e kryeministrisë

12:39 : 21/10/2026

“Do t’ju vijë fatura në familje”/ Rama kërcënon protestuesit: Do u ndalojmë aksesin në BE dhe në trena!

12:35 : 21/10/2026

Dyshimet/ 46-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë, shofer i deputetit Eduart Shalsi

12:20 : 21/10/2026

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama përbuz studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:06 : 21/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com