Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përmbysin karriget para Kryeministrisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2026, 12:08

Studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë kanë refuzuar sërish ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama. Ashtu si një ditë më parë, protestuesit kanë kundërshtuar simbolikisht thirrjen e qeverisë për bisedime, duke përmbysur karriget e vendosura përpara godinës së Kryeministrisë.

Karriget e zeza ishin vendosur në mënyrë simbolike përpara Kryeministrisë dhe mbanin mbishkrimin “Dialog”. Përmes këtij veprimi, Rama kishte ftuar studentët dhe pedagogët të uleshin në tryezën e bisedimeve me të dhe përfaqësues të qeverisë.

Por protestuesit kanë zgjedhur të kundërshtojnë këtë nismë, duke hequr dhe përmbysur një pjesë të karrigeve, si dhe duke grisur letrat me mbishkrimin “Dialog”. Veprimi është shoqëruar me thirrje kundër kryeministrit, duke treguar se përplasja mes të rinjve protestues dhe qeverisë vijon, ndërsa ftesa për dialog nuk është pranuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit