Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, njoftoi bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet e vendit, në mbështetje të studentëve që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Vendimi i Kryesisë, i marrë njëzëri më 20 tetor, hyn në fuqi sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.
Sindikata kërkon hetimin e dhunës policore, ndalimin e ushtrimit të forcës ndaj protestuesve dhe përgjegjësi për personat e përfshirë.
“Nuk duam dialog, por dorëheqje”, deklaroi Kovaçi, duke kërkuar që rektorët të respektojnë bojkotin dhe të mos penalizojnë pedagogët pjesëmarrës në protestë.
“Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët.
Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj.
Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një menim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim I ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar.
Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje.”
© SYRI.net
‘13 vite, Rama ka thelluar krizën!’/ Ndoja: Studentët dhe pedagogët, elita e kombit, kërkojnë qeverisje të re
Korreshi: Pedagogët i dhanë goditje Ramës, mbështesin pa kushte kërkesën e studentëve për dorëheqje
Dhuna policore – qytetari me krahun e nxirë: Më kanë goditur me një bisht lopate, më thanë mos fol se të mbytëm