Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

‘13 vite, Rama ka thelluar krizën!’/ Ndoja: Studentët dhe pedagogët, elita e kombit, kërkojnë qeverisje të re

12:24, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, iu bashkua protestës së dytë masive të studentëve dhe pedagogëve para Kryeministrisë, në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e Edi Ramës.

Ndoja deklaroi se protesta e qytetarëve ka muaj që vijon dhe se kryeministri, pas 13 vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk ka përmbushur premtimet elektorale, por ka thelluar më tej krizën në vend.

Duke vlerësuar rolin e studentëve dhe pedagogëve në këtë revoltë, deputeti demokrat i cilësoi ata si elitën e kombit dhe theksoi se është privilegj të qëndrosh në krah të njerëzve të cilëve prindërit u kanë besuar edukimin e fëmijëve të tyre.

Ndoja nënvizoi gjithashtu se PD është në mbështetje të protestave që synojnë rrëzimin e regjimit të ngritur, sipas tij, nga një individ i vetëm: kryeministri Edi Rama.

Ndoja: Protesta e qytetarëve ka muaj që vazhdon. Protesta e PD ka qënë më parë se të fillonte kjo protest. Pse ndodh protesta? Protesta ndodh sepse ky që është kryeministër i vendit që ka disa detyra kushtetuese ka një program dhe ka ca objektiva të cilat nuk i ka realizuar. Ka dhe ca premtime elektorale të cilat i ka thënë por nuk i ka mbajtur. Ka 13 vite në pushtet dhe nuk bën asgjë tjetër vetëm se e thellon krizën në vend. Unë sot ndihem shumë i nderuar që jamë në krah të kolegëve të mi. PD ka thënë që është në mbështetje të të gjitha protestave që zhvillohen për rënien e këtij regjimi që ka ngritur një idivid i vetëm që është kryeministri i vendit.

Unë kam qënë pedagog për shumë vite dhe jam. Është privilegj që të jesh përkrahë këtyre njerëzve që ne si prindër i kemi besuar edukimin e fëmijëve tanë. Këta janë elita e kombit. Janë të aftë të marrin vendime racionale të drejta me zgjidhjen e situatave konkrete. Janë njerëz të cilët ka mundësi çdo kush të mësoi prej tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco