Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, komentoi përfshirjen e pedagogëve në protestën studentore, duke e cilësuar si një mbështetje të rëndësishme për kërkesën e studentëve për dorëheqjen e Edi Ramës.
“Shoku Edvin tha që studentët janë kokëboshë. Sot dhe dje nuk kanë më argument me ardhjen e pedagogëve”, u shpreh Korreshi, duke theksuar se pedagogët po mbështesin pa kushte kërkesën e studentëve.
Ai hodhi poshtë edhe pretendimet për ngjyrime politike të pedagogëve, duke deklaruar se në protestë ka njerëz me bindje të ndryshme politike, të bashkuar kundër qeverisë.
Fjala e tij:
Shoku Edvin tha që studentët janë kokëboshë. Sot dhe dje nuk kanë më argument me ardhjen e pedagogëve, kështu që, nga ky moment, është një plus shumë i madh. Më vjen mirë që edhe ideja e pedagogëve është mbështetja pa kushte e të vetmes kërkesë të studentëve, që është dorëheqja e Ramës.
Shokut Taulant i bëjmë të fala, se pedagogët nuk kanë ngjyrime politike, edhe ata që kanë bindje të majta apo të djathta apo gri për fat të keq të Taulantit dhe shefit të tij duan dorëheqjen e tyre.
© SYRI.net
‘13 vite, Rama ka thelluar krizën!’/ Ndoja: Studentët dhe pedagogët, elita e kombit, kërkojnë qeverisje të re
Dhuna policore – qytetari me krahun e nxirë: Më kanë goditur me një bisht lopate, më thanë mos fol se të mbytëm
Pedagogu Susaj: Protestoj që shteti tu shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje