FAKE NEWS I SPONSORIZUAR/ Si qendron e vërtëta për 2500 euroshin e RENEA-s dhe kush qendron pas gënjeshtrave që përhapen prej javësh për Policinë e Shtetit?

 

“Çdo efektiv që ja qënë i angazhuar me shërbim në terren për garantimin e sigurisë publike dhe objekteve të rëndësisë së veçantë do të shpërblehet sipas VKM së fundit “Për shpërblimin e punonjësve të policisë të cilët kanë mbajtur ngarkesën e situatave të fundit”


Pas premtimit dhe më pas nisjes së pagesave prej 2500 euro për Policinë e Shtetit e cila prej javësh gjëndet nën një dhunë të paprecedentë nga adoleshntët e “GEN Z” të nxitur edhe nga “Y.Z.Zh” pra faktorë dhe duar më të mëdha se të 15 vjeccarëve me kapuccë në kokë, kanë nisur edhe spekulimet e para.
Një lajm që po qarkullon prej mëngjesit bën me dije se medemek në forcat RENEA paska një pakënaqësi përsa i përkët ndarjes së shpërblimeve. Forcat Renea janë ndër më elitaret e Policisë së Shtetit. Ata janë reparti për eleminimin dhe neutralizimin e elementeve të armatosur (RENEA).
Një sektor i Policisë së Shtetit i cili stërvitet, qendron në Repart, dhe del kur ka ngjarje të rënda. Shpeshherë janë kthyer në Repart edhe me arkivolin e ndonjë kolegu që ka rënë në krye të detyrës.
Sot disa media duan të paraqesin një situatë të pa qënë brënda repartit RENEA. Pas këtyre thashethemeve, redaksia e priza.al u interesua si fillim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit e më pas edhe pranë repartit Renea. Përgjigja zyrtare që morëm nga të dy institucionet është: “Çdo efektiv që ja qënë i angazhuar me shërbim në terren për garantimin e sigurisë publike dhe objekteve të rëndësisë së veccantë do të shpërblehet sipas VKM së fundit “Për shpërblimin e punonjësve të policisë të cilët kanë mbajtur ngarkesën e situatave të fundit”.
Një përgjigje e qartë që nuk lë vend për pikëpyetje. Askush nuk është i përjashtuar. Efektivët e Reneas njësoj si kolegët e tyre të sektorëve të tjerë të cilët ishin përballë “zjarrit” të “GEN Z” do të marrin shpërblimin e premtuar dhe merituar.
Por situata është pak më e thellë se kaq, dhe këtë redaksia e priza.al do ta hulumtojë më në thellësi.
Përse prej javësh po përhapen fake news për Policinë e Shtetit?
Cilët janë ata që duan destabilitet mes uniformave blu?
Kush po përpiqet që të bëjë pis RENEA-n?
Të gjitha këto pyetje do të gjejnë përgjigje shpejt dhe publiku do të njihet me dorën e zezë brënda uniformave blu, që kërkon të nxijë një strukturë të tërë.
Vijon

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply