Kryeministri Edi Rama në një deklarata të mbajtur ditën e sotme foli për zhvillimet e fundit të protestë. Kryeministri Edi Rama nuk u ndal te dhuna policore, por ai gjithashtu edhe në këtë deklaratë të tij ka sulmuar sërish protestuesit të rinjtë e studentët që protestojnë tashmë kundër të gjithë klasës politike, dhe keqqeverisjes gjatë këtyre vite.
Kryeministri Edi Rama harron dhunën policore , tërheqjen zvarrë të të rinjve, mbytjen me gazin lotsjellës të të rinjve, por gjithashtu akuzoi edhe pedagogët që kanë dalë në mbështetje të studentëve.
“Këta elementë të bashkuar në një front të vetëm nuk janë studentët nuk janë pjesa e shoqërisë që ka arsyet e veta legjitime për të shprehur pakënaqësi. Ajo pjesë nuk është as nxitëse dhe as mbështetëse e dhunës. Fatkeqësisht ka njerëz gjithmonë e më pak për hir të së vërtetës, por ka edhe njerëz si rasti i pedagogëve, një pjesë shumë e vogël që së bashku me të tjerë i bëjnë jehonë dhe nuk bëjnë asgjë për t’u distancuar nga dhuna. Dhe merr jehonë nëpër ekrane dhe sulmohet në bllok shteti përmes sulmeve me policinë. Çfarë po ndodh nuk ka asnjë lidhje me fantazma të së kaluar, nuk ka asnjë lidhje me ’97. Sot jetojmë në një botë paralele njerëzish që duan të na imponojnë me gurë, me zjarr kërcënime trysni të gjithanshme atë botën e tyre që është kthyer si në një skenë të një filmi horror që shfaqen njerëz me kapuç të maskuar dhe përballen me policinë e shtetit e cila bën punën e vet. Patjetër që jashtë kësaj ka edhe njerëz përballen me halle, por të gjitha këto duhet të vlejnë si panoramë për të pasur durim dhe qetësi në të gjitha institucionet dhe këtu”, tha ai.
