Vrasja e dy vëllezërve në Bathore, Gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin, avokati kërkon ekspertizë: U dhunua bashkë me prindërit gjatë konfliktit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ngushëllim Manzin, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, në Bathore. Vendimi u dha nga gjyqtari Edvan Veçani.
Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Manzit kërkoi kryerjen e një ekspertize për të dokumentuar, sipas pretendimeve të mbrojtjes, dhunën e ushtruar ndaj të dyshuarit dhe prindërve të tij gjatë konfliktit mes dy familjeve.
Sipas avokatit, prindërit e Manzit janë dhunuar barbarisht, ndërsa edhe vetë i dyshuari është dhunuar gjatë përplasjes.
Konflikti mes dy familjeve dyshohet se nisi për kalimin e një betonierjeje pranë banesës së Manzit, në drejtim të shtëpisë së vëllezërve Islamaj.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa Manzi do të qëndrojë në burg në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të procesit gjyqësor.
/vizionplus.tv




