Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Revolta në bulevard kundër Ramës/ Pedagogët dhe studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

12:44, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogët dhe studentët kanë nisur marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, në ditën e dytë të bojkotit mësimor, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Të bashkuar në një protestë masive, ata vijojnë qëndresën kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Revolta studentore po merr përmasa gjithnjë e më të gjera, ndërsa pedagogët janë rreshtuar në krah të të rinjve, duke refuzuar dialogun e ofruar nga qeveria dhe duke kërkuar përgjegjësi politike.

Marshimi drejt Ministrisë së Arsimit shënon një tjetër akt simbolik të protestës, e cila synon të ushtrojë presion mbi qeverinë përmes bojkotit dhe mobilizimit qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco