Rama: Synuam të provokonin policinë për një tjetër “21 Janar”, kush rri aty me ata në protestë nuk do paqen
Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat e dhunshme kishin për qëllim të provokonin Policinë e Shtetit për të krijuar një situatë të ngjashme me ngjarjet e 21 Janarit. Ai pretendoi gjithashtu se ishte neutralizuar një sulm me dron të pajisur me eksploziv, që synonte Kryeministrinë.
“Donin të provokonin një tjetër 21 Janar, për të provokuar policinë, duke, larg qoftë, krijuar një situatë simetrike me 21 Janarin”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se institucionet kishin qenë të vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit të situatës.
“Kemi qenë shumë të vetëdijshëm. Kemi neutralizuar edhe një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë. Me këtë vetëdije ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë”, deklaroi ai.
Duke iu referuar protestuesve që mbulonin fytyrën, Rama tha se, pavarësisht veprimeve të tyre, ata mbeten fëmijë të këtij vendi.
“Edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, janë të manipuluar, janë të braktisur, ndoshta ndonjëri edhe nga vetë familja e vet, por janë fëmijët e këtij vendi”, u shpreh kryeministri.
Rama kundërshtoi kritikat për përdorim disproporcional të forcës nga Policia e Shtetit, duke përmendur si krahasim raportet e ndërhyrjes policore në Francë dhe Itali.
“Dhe është e frikshme të shikosh se si nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik, akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5, në Itali raporti është 1 me 2”, tha ai.
Kryeministri iu drejtua edhe personave që pretendojnë se marrin pjesë në protesta paqësore, duke u kërkuar të mos qëndrojnë pranë grupeve të dhunshme.
“Kush ankohet se ishte aty për paqe, duhet ta dijë se nuk duhet t’u shkojë nga mbrapa. Se policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Kush rri rreth tyre është me ata dhe jo me paqen dhe me protestën e qetë”, deklaroi Rama.
“Do t’i ndjekim këmba-këmbës ata me kapuçë”, Rama: Regjistër për njerëzit e dhunshëm, do iu mbyllet aksesi në aeroporte
Sejko: Depozitat bankare janë të sigurta, sistemi financiar vijon normalisht pavarësisht tensioneve
Rama vendos sërish karriget që studentët thyen dje: Ejani në dialog, 1001 pakënaqësitë s’e justifikojnë dhunën
- 12:46 58 të arrestuarit në protestë para Gjykatës, lirohen 22 prej tyre
- 12:41 Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit
- 12:35 Rama: Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në ‘97, po përballemi me radikalizimin e të rinjve
- 12:34 Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur
- 12:29 Banderola me sharrë elektrike zemëron Barcelonën, bën ankesë në UEFA
- 12:26 Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë, tentojnë të godasin me karriget e dialogut derën kryesore