Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë dhe qytetarë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Pasi u mblodhën fillimisht përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku vijuan tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.Pas qëndrimit përpara godinës së qeverisë, pjesëmarrësit në protestë nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke vijuar kështu lëvizjen e tyre në rrugët e kryeqytetit.












