Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bankave.
Ai ka vijuar me akuzat ndaj të rinjve që i kërkojnë përditë dorëheqjen dhe është munduar që të bëjë krahasime me zhvillimet ne disa vende te Evropës ku qytetarët kërkojnë kushte më të mira. Ndërkohë që Shqiptarët kërkojnë largimin e një njeriu që gjysmën e qeverisë e ka në burg ose nën hetim për vjedhje e korrupsion.
Rama: Edhe ata që janë me kapuç, janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, të manipuluar, të braktisur edhe nga familja, por janë fëmijët e këtij vendi. Dhe është e frikshme të shohësh sesi nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5. Pra një polic i plagosur, 2.5 qytetarë të lënduar. Në Itali 1 me 2. Në protestat e tjera, në Spanjë përshembull, raporti ka shkuar edhe 1 me 4 apo 1 me 6. Në Shqipëri raporti është i përmbysur. Në tre të lënduar, dy janë polic.
Policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Prandaj ata që janë kundër dhunës, të distancohen nga këto tubime. Pjesëmarrja në tubim i mbuluar, do të jetë në konflikt me ligjin. E gjithë Europa demokratike është nën këtë sulm. Tani ne i kemi edhe shembujt. Kemi pritur t’i bëjnë ata më parë, që të mos thoshin po shtrëngojnë liritë demokratike.
© SYRI.net