Në ditën e dytë të bojkotit mësimor, pedagogët dhe studentët kanë nisur marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, në vijim të protestës kundër qeverisë Rama.
Të bashkuar në këtë qëndresë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përgjegjësi politike për situatën në vend.
Ndërsa protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, godina është blinduar me forca të shumta policie.
Prania e shtuar e uniformave blu tregon qartë qëllimin e Edi Ramës për të shtypur dhunshëm protestën e studentëve dhe pedagogëve, të cilët kanë zgjedhur bojkotin dhe marshimin për të kërkuar ndryshim.
© SYRI.net