Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Ngushëllim Manzi lihet në burg

21 Tetor 2026 | 13:21

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, në Kamëz.

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Manzi është shprehur i penduar për ngjarjen. Ndërsa para gjykatës nuk ka dhënë deklarime, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, duke paraqitur versionin e tij të ngjarjes përmes avokatit.

Sipas pretendimeve të mbrojtjes, konflikti ka nisur pasi tre vëllezërit Islamaj e kanë dhunuar Manzin, motrën dhe nënën e tij, duke i goditur me sende të forta dhe leva.

40-vjeçari pretendon se, pas kësaj përplasjeje, ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve Islamaj, në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikike.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 tetor në zonën e Bathores, në Kamëz. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Selam dhe Nazmi Islamaj humbën jetën, ndërsa vëllai i tyre, Shefqet Islamaj, mbeti i plagosur.

Rrethanat e plota të konfliktit dhe pretendimet e palëve mbeten për t’u sqaruar në vijim të hetimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

58 të arrestuarit në protestë para Gjykatës, lirohen 22 prej tyre

58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre....
12:46 | 21/10/2026

Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Pas qëndrimit për disa orë në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët kanë vijuar marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, vetëm...
12:41 | 21/10/2026

Rama: Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në ‘97, po përballemi me radikalizimin e të rinjve

Kryeministri Edi Rama tha se ajo që po ndodh me protestat në Shqipëri nuk duhet të krahasohet me trazirat e vitit 1997, pasi, sipas tij,...
12:35 | 21/10/2026