AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Avokati i Popullit: ‘Probleme serioze’ në trajtimin e protestuesve të ndaluar nga policia

Monitorimi i publikuar nga komisioneri Ahmet Prençi konstatoi mbipopullim të bllokut të sigurisë, ku protestuesit flenë në dysheme, të miturit mbahen në dhoma me të rritur dhe ankesa dhunë e mohim të drejtash. AP i kërkon policisë që të ruajë pamjet filmike të arrestimeve, të identifikohet sipas ligjit, ndërsa Ministrisë së Shëndetësisë që të garantojë praninë e mjekëve për dokumentimin e dëmtimeve trupore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
ahmet premci
Komisioneri Ahmet Prençi | Foto: AP

Monitorimi i Avokati i Popullit për protestën e ditës së martë ka konstatuar probleme serioze në mënyrën e trajtimit të protestuesve të arrestuar në Tiranë, duke përfshirë pretendime për dhunë policore, mbipopullim në ambientet e ndalimit, mungesë të një hapësire të veçantë për të miturit dhe kufizime të pretenduara në kontaktin e tyre me familjarët dhe avokatët.

Gjetjet paraprake u bënë publike të mërkurën nga Ahmet Prençi, komisioner dhe drejtues i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit, në bazë të inspektimeve të kryera në Komisariatin e Policisë nr. 2, Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumës.

Sipas Avokatit të Popullit, gjatë monitorimit u administruan gjashtë ankesa për pretendime dhune, të gjitha nga persona të ndodhur në Bllokun e Sigurisë.

Në Bllokun e Sigurisë u gjetën 118 persona, ndërkohë që kapaciteti zyrtar i këtij ambienti është 67 persona, duke bërë që në dhoma të destinuara për një person qëndronin tre deri në katër persona.

Sipas raportimit të paktën dy persona flinin në dysheme.

Mbipopullimi është një problem që, sipas Avokatit të Popullit, nuk mund të ndahet nga detyrimi i shtetit për të garantuar kushte dinjitoze për personat e privuar nga liria.

Institucioni i referohet standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ka përcaktuar si referencë hapësirën minimale prej 3 metrash katrorë për person në qelitë me shumë persona, si dhe standardeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës për fjetjen, higjienën, furnizimin me ujë dhe kujdesin mjekësor.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme të marrë masa që Blloku i Sigurisë të funksionojë brenda kapacitetit të tij normal prej 67 personash dhe personat e tjerë të sistemohen në ambiente që plotësojnë standardet e kërkuara.

Një nga gjetjet më shqetësuese lidhet me trajtimin e të miturve.

Gjatë monitorimit, ekipet e Avokatit të Popullit morën kontakt me gjashtë të mitur që ishin në Bllokun e Sigurisë.

Ata nuk qëndronin në një dhomë të veçantë të dedikuar për fëmijët dhe kishin ankesa që lidhen me kufizime në kontaktin me familjen dhe avokatin, si dhe me mungesën e psikologut gjatë marrjes në pyetje.

Trajtimi i personave nën moshën 18 vjeç kërkon garanci të posaçme për shkak të statusit të tyre si të mitur.  Prençi iu referua Konventës për të Drejtat e Fëmijës, që kërkon që çdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respekt për dinjitetin e tij.

Avokati i Popullit evidentoi probleme me raportet mjeko-ligjore në rastet e pretenduara për dhunë gjatë shoqërimit nga policia, duke I kërkuar ministrisë së shëndetësisë që të garantojë në çdo kohë praninë e mjekëve në ambientet e sigurisë.

Raporti evidenton rastin e një personi të arrestuar që ndodhej ende i shtruar në Spitalin e Traumës dhe i arrestuar në krevat me një plagë në sy, ndërsa ai pretendoi se ishte dhunuar gjatë arrestimit.

Prangosja e një personi të shtruar në spital është një tjetër shqetësim që sipas Prençit duhet të sqarohet nga autoritetet.

Në Spitalin e Traumës, gjatë monitorimit, ndodheshin gjashtë protestues, njëri prej të cilëve i mitur.

AP kërkon transparencë dhe zbatim ligji nga policia

Për verifikimin e përgjegjësive, Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Shtetit të ruajë menjëherë pamjet filmike të protestës, komisariateve dhe Bllokut të Sigurisë.

Institucioni kërkon gjithashtu që policia të vërë në dispozicion urdhrat, regjistrat dhe të dhënat që lidhen me bazën ligjore të shoqërimeve, kohëzgjatjen e tyre dhe identitetin e punonjësve të përfshirë.

Një tjetër kërkesë është identifikimi i detyrueshëm i çdo punonjësi dhe automjeti gjatë operacioneve policore.

Për gjashtë të miturit, Avokati i Popullit kërkon dokumentimin e garancive të ofruara dhe ndarjen e tyre nga të rriturit.

Institucioni i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të garantojë praninë e mjekëve në çdo kohë në ambientet e shoqërimit dhe që çdo dëmtim trupor të dokumentohet në mënyrë mjekësore.

Kjo dokumentim, sipas Avokatit të Popullit, është i nevojshëm edhe për të lehtësuar hetimin dhe përcaktimin e përgjegjësive në rastet kur konstatohet trajtim çnjerëzor ose degradues.

Avokati i Popullit thekson se do të vijojë monitorimin dhe, në rast se verifikohen përgjegjësi të punonjësve të policisë, do të kërkojë marrjen e masave ndaj tyre.

Në rastet ku konstatohen shkelje të ligjit dhe përgjegjësi penale, institucioni thotë se do t’i referojë ato në prokurori.

Ndërkohë, institucioni i Avokatit të Popullit u ka bërë thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë cenuar të drejtat gjatë protestës ose gjatë shoqërimit në polici të paraqesin ankesa individuale pranë institucionit, duke garantuar konfidencialitetin e tyre.

 

Etiketa: Ahmet Prençi
ahmet premci

Avokati i Popullit: ‘Probleme serioze’ në trajtimin e protestuesve të ndaluar nga policia

13:28 | 21/10/2026
whatsapp image 2026 10 17 at 8.06.37 pm (2)

Gazetarë të Reuters goditen me plumba gome nga policia

11:38 | 21/10/2026
bhit4jb 20200311 193949 110320 4 021 1

Arrestimet nxjerrin në pah rrugën e kontrabandimit të migrantëve drejt Malit të Zi

11:16 | 21/10/2026
828074502 1110016701711497 6965065570747084145 n

Partia qeverisëse e Vuçiçit i shndërroi institucionet shtetërore në “makineri për sigurimin e votave”

10:29 | 21/10/2026
dsc 4485

Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave 

08:01 | 21/10/2026
protesta e pedagogeve

Sindikata e Universiteteve shpall bojkotin e mësimit në mbështetje të protestave studentore

21:54 | 20/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.