Berisha: Nuk ka asnjë element të ANTIFA-s në protestë, lëvizja është kundër vjedhjeve të Ramës

21 Tetor 2026 | 13:59

Nga selia e Partisë Demokratike, këtë të mërkurë kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se pas trazirave që po shoqërojnë protestën në Tiranë qëndrojnë elementë të lëvizjes ANTIFA.

Berisha e cilësoi lëvizjen e të rinjve si një lëvizje çlirimtare, të ngjashme me atë të studentëve të vitit 1990, e cila ngrihet kundër korrupsionit, vjedhjeve dhe politikave të qeverisë që, sipas tij, kanë detyruar mijëra prindër të emigrojnë.

“Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për të paraqitur këtë lëvizje çlirimtare studentore si një ANTIFA. Asnjë element të ANTIFA-s. Zero Lëvizja është kundër vjedhjeve të tmerrshme të tij.

A i dëgjoni studentët? Fëmijë emigrantësh, të rritur pa njërin prind. Të bërë burra, të bërë vajza të mëdha, të rritura, pa njërin prind në shtëpi sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij.

Ua ka përzënë ky me politikën e tij dhe tani kalon si monstër nga një fjalë në një fjalë tjetër duke menduar se do mashtrojë komunitetin ndërkombëtar se këta janë ANTIFA.

Këta nuk janë ANTIFA. Dhe pikërisht dështoi në mënyrën më të turpshme kur ky u përpoq t’u japë pamjen ANTIFA dhe organizoi sulmin ndaj selisë së PD.

Dhe organizoi sulmet ndaj selive të PD në të gjitha rrethet. Se kjo i duhej atij të thoshte se ja këta nuk e kanë me mua, nuk e kanë me korrupsionin tim, nuk e kanë me drogën, nuk e kanë me narkoshtetin, këta janë anarkistë shkatërrimtarë. Dhe u detyrua në fund të përdorë narkopolicinë e tij për të sulmuar selinë.

Të gjitha projektet e tij për të sulmuar selitë me polici kriminale, me agjentë civilë të policisë kriminale dhe Jago, ekstremistë të majtë të penetruar në protestë, kanë dështuar.

Letra e ANTIFA-s iu dogj Edi Ramës. Këta janë studente dhe studentë, gjimnaziste e gjimnazistë në kuptimin absolut liberatorë aq sa ishin studentët e vitit 1990”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dyfishtë në Kamëz, Ngushëllim Manzi lihet në burg

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Selam dhe Nazmi...
13:21 | 21/10/2026

58 të arrestuarit në protestë para Gjykatës, lirohen 22 prej tyre

58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre....
12:46 | 21/10/2026

Pas qëndrimit te Kryeministria, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Pas qëndrimit për disa orë në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët kanë vijuar marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, vetëm...
12:41 | 21/10/2026