Sport

Zyrtare/ Elbasani nis ciklin e ri, prezanton trajnerin që pason Gvozdenoviç!

Te Elbasani nis cikli i ri me Glen Dajën në pankinë. Klubi verdheblu përmes një postimi në rrjetet sociale zyrtarizoi ardhjen e teknikut që mori vendin e Ivan Gvozdenovic të larguar përpara pak ditësh.

Glen Daja merr detyrën e trajnerit të parë të Elbasanit pas eksperiencës së tij te Dinamo ku ishte në rolin e asistentit të babait të tij, Ilir Daja dhe tani do të ketë një sfidë të re përpara akoma më të rëndësishme. Daja do të nisë menjëherë nga puna me skuadrën e tij të re me Elbasanin që në fundjavë ka një ndeshje të vështirë në kampionat, atë me Teutën kryesuese.

LEXO EDHE: Kategoria Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë!

Aktualisht, pas 7 javëve kampionat, Elbasani pozicionohet në vendin e 6 të klasifikimit në Kategorinë Superiore me 7 pikë të grumbulluara dhe ndaj Teutës verdheblutë do të kërkojnë të bëjnë kthesën duke qenë se kanë 3 ndeshje që nuk e njohin shijen e fitores.

LEXO EDHE: Kategoria Superiore/ Teuta nuk ka rivalë, mposht edhe Dinamon dhe ruan kreun e klasifikimit