Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës/ Pedagogët dhe studentët protestë te Ministria e Arsimit

Berisha: I them zonjës Hoxha të Top Turpit, hiq dorë nga përdorimi i medias si hanxhar kundër protestuesve

14:05, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së PD foli edhe për qëndrimin e medias ndaj protestës së rinisë. ‘I them zonjës Hoxha të Top Turpit, hiq dorë nga përdorimi i medias si hanxhar kundër protestuesve’, tha kreu demokrat.

‘Ta dogjën një kioskë, por të gjithia i ke të paligjshme’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë.

Nga njëra anë janë kërcënimet, barbaritë ndaj studentëve, breshëritë e plumbave të gomës, çarja e barkut, shpimi i kafkave, janë tonelata gazi dhe spraj ariu që hidhen drejt tyre.

Por po kaq mizore dhe barbare është propaganda që bëhet nga mjetet e qeverisë.

Po kaq kriminale është propaganda e një grupi, të cilët janë bërë prokurorë të protestuesve.

Paraqisnin dje studentë të Durrësit me shishe limonatash në dorë edhe i vinte shigjetën Top Turpi, i vinte shigjetën ja shishja Molotov.

Unë i them zonjës Hoxha, hiq dorë nga përdorimi i mjetit tënd si hanxhar ndaj protestës se shkel çdo ligj dhe rregull të medieve, çdo ligj dhe rregull kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të dogjën një kioskë, të gjitha i ke të paligjshme, pse do marrësh ti lejen e 150 kioskave, me çfarë çmimi e more ti atë leje, na thuaj pak?

Pastaj lukunia e Ymerëve, Bolinove, Hidajet Beqirëve, Frrok Çupëve, po këta nuk duhet t’ua përmendësh emrin, çfarë emrash të zinj janë dhe çfarë vreri vjellin kundër studentëve.

Por që të gjithë të nxitur, të organizuar çdo ditë, çdo natë nga zyra e shtypit.

Edhe njëherë u them shqiptarëve se në misionin e saj, në parimet e saj, kjo lëvizje studentore është lëvizje liberatore siç ishte lëvizja e viteve ’90. Absolutisht.

Ajo luftoi, përmbysi një diktaturë ideologjike. Kjo po lufton me një diktaturë edhe më të keqe, diktatura e drogës, diktatura e bandave, diktatura e kriminelëve që nuk njohin ligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco