Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 9-të e revoltës/ Pedagogët dhe studentët protestë te Ministria e Arsimit

‘Po hamë plehrat e serbit’/ Qytetari me veshje kombëtare: Rama psikopat, gjakosi dhe këtë rini që ka ngelur

14:21, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ish-minator i Valiasit iu bashkua protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, duke denoncuar gjendjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, largimin masiv të të rinjve dhe mungesën e investimeve në bujqësi, duke bërë që në tregjet shqiptare të ketë vetëm produkte serbe.

Për kamerën e SYRI-t, ai akuzoi klasën politike se ka menduar për pasurimin e vet, ndërsa vendi po përballet me shpopullimin dhe braktisjen e fshatrave.

Duke reaguar ndaj dhunës policore kundër të rinjve, qytetari drejtoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërkoi që brezit të ri t’i jepet mundësia të krijojë një klasë të re politike.

Qytetari: A e dini çfarë ka ndodhur këto 36 vjet? Shqipëtarët janë vjedh janë shkatërru, janë larguar rinia. Këta qeveritarë kanë vënë pasuri për vete dhe për shqiptarët nuk kanë menduar fare. Shqipëria po shkon drejt greminës. Rini nuk ka më. Tokat nuk punohen më se janë larguar të rinjtë. Ky krimineli ky psikopati nuk ka investuar fare në bujqësi. Po hamë plehrat e serbit. Jam ish-minator i Valiasit. Këta e katandistën kombin si mos më keq. Kemi ngelur një grusht njerëzish, iku rinia s’ka më rini këtu. Dhe kjo rini që ka ngelur na e gjakosi ky kriminel. Shtet pa ushtri. Policët janë trushplarë nga Edi Rama, mbi fëmijët e bëjnë këtë. A gjakoset rinia? Do ta dënojë historia për këtë që ia ka bërë kësaj rinie Edi Rama. Ky pervers. Rroftë Shqipëria etnike.

Unë dal për kët flamur. Do vijë një ditë që nuk do ketë më shqiptarë këtu nëse vazhdohet kështu. Lëreni klasën e re politike të krijohet me këtë rini, jo me këta plehra që e shkatërruan Shqipërinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco