Forca policie janë rreshtuar para ministrisë së Arsimit nga frika e një dhune tjetër ndaj ministrisë.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët kanë vijuar marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit.
Ndërkaq ministria e Drejtësisë ka veshur zhamat me fletë metalike për të përballuar një sulm të ri të protestuesve.
Studentët refuzuan sot ftesën e dytë të bërë nga kryeministri Edi Rama për dialog, duke hedhur poshtë karriget e vendosura jashtë godinës së Kryeministrisë.a.b