
Bedri Hamza dha sot dorëheqjen e pakthyeshme nga drejtimi i PDK-së në Kosovë. Pas vendimit ai tha se është hapur rruga për zgjedhjen e kreut të ri, shkruan Koha.
Hamza theksoi se përgjegjësinë për të drejtuar partinë e mori jo për ambicie personale.
“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai.