Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen 28 protestues, Grimçi: Dhuna policore do ndiqet penalisht deri në fund


28 protestues të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, janë liruar, ka njoftuar Eda Grimçi, anëtare e kryesisë së PD-së.

Në një njoftim në Facebook, Grimçi shkruan se të rinjtë janë lënë në detyrim paraqitjeje ose pa asnjë masë, pasi janë arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ajo shton se ëdo rast dhune e arrestim i paligjshëm do ndiqet penalisht deri në fund.

“Në emër të grupit të avokatëve të Partisë Demokratike, ju informojmë se, sipas raportimeve të kolegëve, kemi përfaqësuar sot në gjykatë 28 protestues, të cilët janë të gjithë në liri, me masën “detyrim për t’u paraqitur” ose pa masë sigurimi duke konstatuar në disa araste arrestime të paligjshme nga dhunuesit me uniforme!

Asnjë protestues nuk është vetëm! Secili ka mbështetjen tonë të plotë, me përfaqësim, mbrojtje dhe asistencë juridike falas, në çdo fazë të procesit.

Çdo rast dhune dhe çdo arrestim i paligjshëm do të denoncohet dhe do të ndiqet deri në fund, për të kërkuar përgjegjësi individuale dhe institucionale. Përballë abuzimeve të narkopolicisë, ne do të jemi në krah të çdo qytetari.

Loti i çdo nëne, i shkaktuar nga dhuna apo arrestimi i paligjshëm i fëmijës së saj, do të kthehet në kërkesë të palëkundur për drejtësi. Kush ka shkelur ligjin, do të përballet me të! Grupi i Avokatëve të Partisë Demokratike: Marash Logu, Adriana Kalaja, Besart Logu, Franci Nuri, Dhimitër Zguro, Henri Bici, Shaqir Manjani, Flamur Noka, Partia Demokratike e Shqipërisë.” – shkruan Grimçi.