Për analistin Enton Abilekaj, kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj atyre që protestojnë, tregojnë se njerëzit tanimë ndihen të përjashtuar dhe që gjatë qeverisjes socialiste nuk kanë marrë asnjë shërbim nga ato që ai kërcënon.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Abilekaj tha se Rama krijoi një kapitalizëm aq të egër, sa këta që po protestojnë sot, përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë, ndihen të përjashtuar.
‘Janë njerëz që skanë as shërbim nga shteti dhe detyreohen të përdorin gjithë mjetet për të tërhequr vëmendjen’, u shpreh analisti.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet që të dorëzohet përpara kësaj që ka nisur tashmë, pasi nëse vendos ta çojë vendin drejt përplasjes civile, fundi i tij do të jetë më keq.
Ndaj s’ka asnjë shërbim nga shteti, janë të përjashtuar nga qeverisja. Rama krijoi një kapitalizëm aq të egër, sa krahasohet me një far ëest, qytetarët e përjashtuar s’kanë asgjë për të humbur. Janë njerëz që s’kanë as shërbim nga shteti dhe detyrohen të përdorin gjithë mjetet për të tërhequr vëmendjen. Nuk u është dhënë mundësua të jenë student e nxënës për shkak të përjashtimit.
Një qeveri normale demokratike, sic është Franca, nëse do t’i dëgjonte më vëmendje si kanë reaguar kolëgët e tij do niste të reflektonte. Rama duhet të mendojë që këta të përjashtuarit që kërkojnë, çfarë mmund t’ju jap. Rama s’ka çfarë t’iu japë atyre, s’është hera e parë që i kanë dhënë Ramës për të rregulluar ato që ka premtuar dhe ai s’e ka bërë.
Kemi një kryeministër që qeveris prej 14 vitesh, dhe përjashtimi i këtyre shtresave dhe trajtimi i tyre si kriminelë, s’është zgjidhje për shoqërinë. Do jetë e pasigurtë dhe e destabilizuar. Çdo fjali që ka lëshuar kryeministri në urrejtje e sipër është gafë e rëndë.
U ka vjedhur pronën të tjerëve për t’ua dhënë personave VIP pranë tij, s’ka fonde për ndihmën sociale, 70% të njerëzve e gjejnë veten sot përballë asaj që ka ndërtuar vetë Rama. Shkattëroi arsimin, i kërcënon me heqjen e të gjitha shërbimeve, ndërsa ata s’kanë cfarë humbin më.
Ata duhet të jenë prioritet i qeverisë për të mos shkaktuar rrëmujë. Edi Rama s’ka çfarë të bëjë më, por të dorëzohet para kësaj që ka nisur tashmë. Mbështetja ndaj këtyre shtresave është detyrim, po shtohen mbështetësit në këto protesta, shtresa të tjera shoqërie.
Nëse Rama s’vendos të japë zgjidhje ose paqe sociale, shikoni ç’ndodh me pedagogët, një linjë përshkallëzuese ndaj qeverisë, nëse nisin dhe mjekët nesër…do e çojmë Shqipërinë në përplasje civile apo paqe civile?! Nëse do e çojë drejt përplasjes civile, fundi i tij do jëtë më keq. Të kemi një proces integrues për të gjitha shtresat.
© SYRI.net
Kalaja dyshime për presion ndaj prokurorëve: Hitaj- Torba, takim me drejtuesin e Prokurorisë Tiranë?!
Balliu: Rama nuk duhet të fshihet pas maskave dhe uniformave! Dhuna policore ndaj të rinjve të ndalet
Kundër Ramës, Muka: Të premten, në orën 10:00, studentët e mjekësisë dhe mjekët i bashkohen protestës