Lajmi i fundit

LIVE/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, edhe studentët e mjekësisë marshim drejt Kryeministrisë

Protesta para kryeministrisë vijon/ Protestuesit djegin 'karrigen e dialogut'

18:12, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të rinjtë protestues vijojnë të qëndrojnë para godinës së kryeministrisë, të vendosur në kauzën e tyre: Rrëzimin e qeverisë Rama.

Në formë simbolike protestuesit i kanë vënë flakën një karrigeje, si simbol i refuzimit të dialogut që Rama ka bërë thirrje, ndërsa nuk ndal dhunën e kërcënimet ndaj studentëve në përpjekje për të  shtypur revoltën.

Të rinjtë thërrasin: Rama në burg!

Edhe sot paradite gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar, Rama paralajmëroi se do të ketë masa ndaluese për të rinjtë protestues dhe familjet e tyre, si dhe mohim të aksesit në shërbime e mjete të transportit, megjithëse këto masa janë të pazbatueshme për një vend që aderon në konventat e të drejtave të njeriut dhe po negocion për të tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco