Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dita e 9-të e protestës, studentët në shesh: Rama jepe dorëheqjen

Ronaldo i dërgon mesazh motivues Kvaratskhelias pas dëmtimit

Ronaldo i dërgon mesazh motivues Kvaratskhelias pas dëmtimit

18:53, 21/10/2026

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh motivues Khvicha Kvaratskhelias, pasi futbollisti i Paris Saint-Germainit u lëndua në ndeshjen e së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Gjeorgjiani i PSG-së pritet të mungojë rreth 7-8 muaj pasi ka këputur ligamentin e gjurit (ACL), lëndim i cili është i rëndë për një futbollist por mundësia e rikuperimit është bërë më efektive, ndërsa disa futbollistë janë kthyer në fushë në nivel edhe më të lartë se para lëndimit.

Me përparimin e mjekësisë sportive dhe përmirësimin e metodave të rehabilitimit, rikuperimi nga lëndime të tilla është bërë më i lehtë

Ronaldo i komentoi fotografinë e gjeorgjianit në Instagram, duke i kujtuar se momentet e vështira janë pjesë e rrugëtimit të një futbollisti dhe se nuk duhet të dyshojë në aftësitë e tij.

“Betejat më të vështira në futboll janë shpesh ato që askush nuk i sheh. E di si ndihet kjo, Kvara. Por mos harro kurrë çfarë të ka sjellë deri këtu dhe mos lejo që një moment i vështirë të të bëjë të dyshosh se deri ku mund të arrish. Mbaje gjallë atë zjarr. Më e mira është ende përpara teje”, shkroi Ronaldo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco