Shpërthen një pajisje eksplozive në qendër të Athinës, plagosen katër persona, mes tyre dy policë

21 Tetor 2026 | 18:56

Katër persona, mes tyre dy oficerë policie, mbetën të plagosur të mërkurën pas shpërthimit të një pajisjeje eksplozive në hyrjen e një pallati në qendër të Athinës, ku dyshohet se ndodhej edhe drogë.

Sipas raportimeve të mediave greke, përfshirë gazetën Kathimerini, ngjarja ndodhi në zonën e Kolonos, pasi administratori i ndërtesës njoftoi policinë për një çantë të dyshimtë të lënë pranë ashensorit, në katin përdhes.

Dy efektivë të policisë hapën çantën dhe konstatuan brenda saj substanca që dyshohet se ishin lëndë narkotike, peshore dhe pilula. Në vijim, një pajisje shpërthyese e improvizuar shpërtheu në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Sipas raportimeve, pajisja përmbante një detonator të lidhur me bateri dhe eksplozivë të nivelit të ulët. Dyshimet paraprake janë se njëri prej efektivëve mund të ketë shtypur aksidentalisht një buton të detonatorit, duke shkaktuar shpërthimin.

Të katër të plagosurit, përfshirë dy policët dhe administratorin e pallatit, u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njëri prej efektivëve pësoi lëndime më të rënda në sy dhe në dorë. Ndërkohë, në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse për t’iu përgjigjur incidentit.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar origjinën e pajisjes shpërthyese dhe mënyrën se si ajo u aktivizua.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spajić dhe Merz do të hapin nesër Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

Nesër, më 22 tetor, Mali i Zi do të presë Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, duke shënuar përfundimin e presidencës së vendit për...
18:37 | 21/10/2026

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të...
18:21 | 21/10/2026

Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka njoftuar gjithashtu edhe Kryesinë e partisë për vendimin.  Në...
12:53 | 21/10/2026