Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, çmoi rolin e Kishës Katolike në ruajtjen e harmonisë mes besimeve dhe në nxitjen e solidaritetit e të bashkëjetesës në vend.
Këto tema ishin në qendër të bisedës së saj me ipeshkvin e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.
Të lidhura
None found
Njoftimi i Presidencës bën të ditur se në takim u vu në pah nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve dhe bashkësive fetare, në të mirë të paqes, mirëqenies dhe tolerancës.
Imzot Dodë Gjergji e përgëzoi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës si presidente dhe i uroi suksese gjatë mandatit.







