Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dita e 9-të e protestës, studentët në shesh: Rama jepe dorëheqjen

Protesta para kryeministrisë nuk ndalet! Ja çfarë po ndodh tani në bulevard

19:01, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Qeverisë Shqiptare, samiti do të mbledhë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, një nismë që synon të thellojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë afrimin e tyre me Bashkimin Europian.

Në fokus të samitit do të jenë përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal, si dhe përparimi drejt integrimit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco