Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dita e 9-të e protestës, studentët në shesh: Rama jepe dorëheqjen

Shpërthimi i çantës në Athinë plagos 4 persona, dyshohet për drogë dhe eksploziv brenda saj

Shpërthimi i çantës në Athinë plagos 4 persona, dyshohet për drogë dhe eksploziv brenda saj

17:26, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Katër persona, mes tyre dy policë, kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një çante në zonën Kolonos të Athinës. Njëri prej efektivëve ka pësuar dëmtime më të rënda, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Shpërthimi ndodhi këtë të mërkurë, në rrugën Platonos, në hyrje të një pallati në kryeqytetin grek. Sipas raportimeve paraprake, brenda çantës dyshohet se kishte lëndë narkotike dhe një mjet shpërthyes të improvizuar.

Ngjarja u zbulua pas një telefonate të administratorit të pallatit, i cili njoftoi policinë për çantën e braktisur dhe kërkoi ndërhyrjen e efektivëve për ta marrë atë.

Kur dy policët mbërritën në vendngjarje, hapën çantën dhe konstatuan materiale që dukeshin si drogë, një peshore dhe disa pilula, sipas dëshmisë fillestare të njërit prej tyre. Në rrethana ende të paqarta, çanta shpërtheu, duke plagosur dy efektivët, administratorin e pallatit dhe një person tjetër.

Të katër të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, u ngritën dyshime se çanta mund të ishte vendosur si pjesë e një kurthi ndaj policisë, por ky skenar më pas u zbeh. Në hetime pritet të përfshihen edhe efektivë të njësisë antiterrorizëm.

Në vendngjarje ndërhynë 18 zjarrfikës me gjashtë automjete, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e shpërthimit dhe origjinën e mjetit shpërthyes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco