I refuzuar në dialog dhe në qendër të prptestave disamujore ku kërkohet dorëheqja e tij, Kryeministri Edi Rama ka ka bërë dialog sot me një student avatar.
Por edhe pse studenti ishte avatar dhe kishte mëshirë në debat, pati disa raste ku Rama ngeci në përgjigje ndaj tij. Duke dashir të ndërtojë një realitet dwbati virtual sa më afër të besueshsmes, ai në fakt e humbi debatin me avatarin. Duhet të largohet se edhe kur bën debat me veten nuk del dot nga llumi.
Më poshtë dialogu ku studento është avatar dhe Rama i vërtetë. (Por edhe anasjelltas).
Videomesazh i Kryeministrit Edi Rama
– Zoti Kryeministër, më kë doni të dialogoni?
Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, po ama dhuna është një armik i lirisë së të gjithëve.
– Me të rinjtë që policia i qëlloi me plumba gome dhe i mbyti me gaz lotjsjellës apo me studentët që i mabni m e premtime që nga 2018?
Policia u qëllua me gurë dhe me zjarr e me lloj-lloj saçmesh e vidash, me llastiqe nga ato primitivet dhe reagoi me gaz lotsjellës dhe me ujë, e në ndonjë rast edhe me shkop dhe me plumb gome, mjete të çdo policie në çdo vend demokratik. Dhe kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve të plagosur, ndryshe nga të gjitha vendet ku ka ndodhur dhe ndodh këto ditë diçka e ngjashme, çdo pretendim për dhunë nga policia mbi studentët është djallëzor. Jam gati ta bëjmë bilancin e zotimit të 2018-ës, ama ballë përballë dhe me fakte, jo me retorikë.
– Mos ndoshta tani u kujtuat që të flisnit me flamingot?
Unë u kujtova tani të flas për flamingot? Jo! Kam bërë dhe publikuar një reflektim të tërë pasi i kam ndjekur, dëgjuar, analizuar dhe flas për ata të qershorit se ata ishin për muaflamingot. Madje sot, ndër të tjera rezultate të atij reflektimi ka dhe një dritare që lindi si pjesë e tij: “flamingomirror.al”, ‘’pasqyra e flamingos’’.
– Tani u kujtuat për dialog?
Lexoje pak datën e këtij inserti të shkurtër.
Për të rejat e të rinjtë që besojnë vërtetë se po bëjnë njërevolucion, unë kam vetëm simpati dhe jam gjithnjë gati tëflas, nëse duan të flasin por mbetem plotësisth mirëkuptues nëse ata nuk duan të flasin. (12 Qershor 2026)
Ka disa të tilla ndërkohë që për katër muaj i kam dëgjuar më shumë se kushdo. Unë atje lart në zyrë, ata poshtë dritares. “O në burg, o në litar” fillonte puna ime në mëngjes me disa që rrinin atje te cepi i bulevardit dhe ulërinin, e mbyllej në mbrëmje me “burg” e me “poshtë komunizmi”, e me plot bejte e përbetime e kërcënime.
– Dhe përsëri ju nuk e lini arrogancën me një anë? Prappërpiqeni të na fyeni inteligjencën sikur ne nuk dimë tëargumentojmë?
Arrogancë është të thuash ‘’populli nuk është ai që të votoi ty, po jemi ne poshtë dritares tënde dhe do marrim peng Tiranën po nuk e braktise detyrën, pavarësisht se ke kontratë me shumicën e popullit shqiptar’’. Aq më tepër që unë nuk kam dëgjuar argumenta po kam dëgjuar sharje, kam dëgjuar ulërima, kërcënime për këdo që nuk mendon si ju, cilëtdo qofshin, onlineapo offline dhe manipulime të pafundme me ndihmën e duarve të atyre që nuk e duan Shqipërinë të ngjitet më lart.
– Po jua jap unë tre arguemente. Belinda Balluku. Arben Ahmetaj. Erion Veliaj.
Më fal, ju jeni prokurorë, jeni gjykatës apo jeni studentë? Dhe nëse jeni studentë, duhet të bëni kujdes një çikë nga ai profesori që ju ka mësuar të ngrini akuza kolektive duke rreshtuar emra, sepse ky vend ka vuajtur shumë nga idhujt ‘’vrastarë’’ të këtij profesori që ju mëson së mbrapshti.
– A doni t’ju jap 420 mijë argumente të tjerë, aq sa shqiptarëjanë larguar që nga viti 2011?
Me kënaqësi, po, dua të m’i japësh 420.000 argumente, por sy më sy ama dhe me durimin për të dëgjuar dhe jo vetëm me nxitimin për të folur e për të propaganduar.
– A doni të dini pse ne nuk kemi besim tek dialogu juaj? Sepse na e treguat besën në 2018 kur ju premtuat studentëve 5% që edhe sot e keni pa paguar faturën.
Kështu thoni ju, por lexojeni Paktin për universitetin që ishte dokumenti që e kurorëzoi atë protestë studentore dhe mos ngatërroni kërkesat e shumta që u hodhën lart e poshtë asokohe me zotimet e qarta dhe të shkruara që mori qeveria.
– Sepse kur SPAK-u kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut ju e mbrojtët atë.
Jo, ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj askënd nga drejtësia, përkundrazi. Por në atë rast ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria dhe koha na dha të drejtë, sepse refuzimi ynë për të pranuar, duke ngritur kartonat e Parlamentit, një tjetër arrest pa gjyq në një vend që është bërë turpi i Europës, me 63% të paraburgosur në totalin e të burgosurve, nuk e pengoi aspak SPAK-un që t’i thellonte hetimet dhe t’i shteronte duke zgjeruar akuzat.
– Prandaj nuk kemi besim tek ju.
Prandaj në fakt ju duhet të keni besim te unë.
– Ne nuk i urrejmë policët.
E besoj që ju nuk i urreni policët sepse ju i hidhni gurët dhe molotovët në emër të një urrejtjeje më të lartë, parimore, gati-gati idealiste sipas jush; urrejtja e Antifa-s, urrejtja e “blackbloc”-ëve, urrejtja e të gjithë atyre që janë lëshuar nëpër Europësi një lukuni që nuk di fare se ku do dalë po di ama që duhet tëshkatërrojë dhe në fakt dhuna më e egër dhe pasojat më çnjerëzore në kurrizin e popujve dhe vendeve, kanë ardhur pikërisht nga ai lloj urrejtje.
– Por si ti besojmë kur në fakt ish ministri i Brendshëm juaji Saimir Tahiri u dënua dhe gjykata shkroi se ai ndihmoi njëbandë të futej brenda në polici.
Sa keq më vjen! Si mundet një i ri të zvarrisë nëpër gojë një njeri të dënuar shumë vite më parë, që sot është në jetën e vet pasi e ka kryer edhe dënimin. Nuk e di. Po të thashë kujdes, kujdes nga ai profesori që ia u mëson gjërat për sprapsi.
– Si t’ju besojmë ju kur këmbëza shtypet aq lehtë kundrejt protestuesve, të rinjve, të miturve.
Mor mik, po kur tërhiqej këmbëza që ti e imiton pa t’u trembur syri, madje mu aty ku je ulur ti, nga ku protestuesit mbeteshin të vdekur dhe tërhiqeshin të plagosur nga bulevardi, megjithatë nuk shkulej asnjë gurë trotuari dhe nuk i gjuhej me molotovpolicisë e nuk shkatërroheshin bizneset e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ndërsa të miturit as që nuk afroheshin dot në ato protesta, sepse kush protestonte nuk përdorte të mitur dhe nuk paguante kapuçon të zinj për të sakatuar dhe për të djegur policët e për të marrë peng një popull të tërë duke i ri sjellë fantazmën e një të kaluare që nuk vjen më.
– Ja pra kjo është përvoja jonë.
Kjo në fakt është përvoja e Instagram-eve dhe TikTok-eve tuaja e amplifikuar nga ekranet e korruptuara të pronarëve të mediave, ku policia është dhunuesja, ndërsa studentët janë të dhunuarit. Ndërkohë që përvoja e mjekëve dhe infermierëve të spitaleve të Tiranës është se policët e lënduar janë dy herë e gjysmë më shumë sesa protestuesit dhe kalimtarët e marr së bashku. Ndërsa studentët e vërtetë mes të lënduarve janë ku e ku më pak akoma.
– Ky është mosbesimi që ju keni kultivuar duke zgjedhur njerëzit e gabuar për postet që emëruat ju, ju kryeministër.
Ju jeni absolutisht në të drejtën tuaj të jeni mosbesues, ndërkohë që zgjedhjet e mia janë e drejta ime dhe ndër dhjetëra e dhjetëra, nuk e di sa janë bërë 60 a më shumë ministra në 13 vjet, me siguri ka dhe zgjedhje të gabuara dhe nuk kam kurrsesi sesi ta mohoj këtë.
– Mbani përgjegjësinë kushtetuese për ministrat që zgjidhni.
Edhe?
– Përgjegjësia penale është personale. Po, dakord? Po përgjegjësia politike nuk fshihet mbas saj.
Absolutisht jo. Përgjegjësia ime politike është të garantojë se as unë dhe as qeverisëse nuk bën avokatin e askujt nga radha tona që vendoset nën akuzë nga drejtësia dhe kur të më tregosh një kryeministër apo një president, në një vend demokratik që mban ndonjë lloj tjetër përgjegjësie personale sesa kjo që po të them, atëherë i kthehemi përsëri këtij argumenti me kënaqësi.
– Po ju kur do mbani përgjegjësi?
Këtë do të ta them kur të vish në dialog. Mos ki frikë nga dialogu. Distancohu nga gurët dhe nga zjarri. Ik nga rruga e dhunës, miku im. zyra e kryeministrit





