Situata pranë Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit është tensionuar gjatë mbrëmjes, teksa protesta e sotme është shoqëruar me hedhjen e bombave molotovë në drejtim të institucioneve.
Grupe të rinjsh kanë hedhur lëndë djegëse dhe molotovë drejt godinës së Kuvendit, si dhe në zonën pranë Kryeministrisë, ku janë pozicionuar efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Ndërkohë, forcat e Policisë së Shtetit janë vendosur pranë të dyja institucioneve dhe po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë, me qëllim menaxhimin e situatës dhe ruajtjen e rendit publik.


