32-vjeçarja Julide Yaziçi, arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për lidhje me një organizatë terroriste, do të ekstradohet drejt Turqisë me vendim të Gjykatës së Tiranës. E reja u la në burg, dy muaj më parë nga Gjykata e Apelit, pasi u vendos në pranga në Shqipëri, pasi rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet turke. 32-vjeçarja, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë, akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste. Julide Yaziçi ishte shpallur në kërkim për përfshirjen në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të ndodhura disa vite më parë në Turqi. Sipas autoriteteve turke, gjatë kontrolleve në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen me hetimin. 32-vjeçarka ësjtë është dënuar në mungesë me 4 vite burg. E reja me profesion mësuese, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.