FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet anti-islame në ndeshjen ndaj Egjiptit

21 Tetor 2026 | 19:39

FIFA ka ndëshkuar Federatën Spanjolle të Futbollit pas thirrjeve antiislame të një grupi tifozësh gjatë miqësores mes Spanjës dhe Egjiptit, të zhvilluar në mars, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026.

Sipas BBC-së, Spanja duhet ta zhvillojë miqësoren e radhës me 15 për qind të kapacitetit të stadiumit të mbyllur, kryesisht në tribunat prapa portave, si dhe të paguajë një gjobë prej 20 mijë dollarësh.

Gjatë ndeshjes, e cila përfundoi 0:0, disa tifozë spanjollë brohoritën slogane diskriminuese, përfshirë thirrjen “Kush nuk kërcen është mysliman”.

Mesazhe kundër diskriminimit u shfaqën në ekranet e stadiumit, por një pjesë e tifozëve reaguan me fishkëllima.

Federata Spanjolle i dënoi publikisht thirrjet, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente i cilësoi ato si “të patolerueshme”.

Megjithatë, në mbrojtjen e saj para FIFA-s, federata argumentoi se thirrjet nuk përbënin sjellje diskriminuese. Komiteti disiplinor e hodhi poshtë këtë pretendim.

Ndëshkimi vjen në kuadër të përpjekjeve të futbollit ndërkombëtar për të luftuar racizmin dhe diskriminimin në tribuna. Federata Egjiptiane gjithashtu i dënoi thirrjet, duke i cilësuar si një akt racist të papranueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e larta të biletave në stadiumet e kundërshtarëve, Milan mbështet bojkotin e tifozëve

AC Milan doli në mbështetje të tifozëve të saj që protestojnë kundër çmimeve të larta të biletave si mysafir, duke kërcënuar se do të hakmerret...
18:37 | 21/10/2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

Policia franceze, në bashkëpunim me Federatën Franceze të Futbollit Profesional, njoftoi shtyrjen e disa ndeshjeve futbolli të planifikuara për të shtunën e ardhshme për shkak...
15:46 | 21/10/2026

PSG ‘paguan’ shtrenjtë fitoren ndaj Barcelonës! Kvaratskhelia, Dembele dhe Marquinhos jashtë fushe për disa javë

Paris Saint-Germain pagoi një çmim të lartë për fitoren ndaj Barcelonës, me Khvicha Kvaratskhelia që këputi ligamentin të gjurit të djathtë dhe Ousmane Dembele dhe...
15:39 | 21/10/2026