Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet studentit protestues: Jam gati për dialog ballë për ballë, por distancohu nga dhuna

    Monika Lubonja me thirrje për artistët, pak ditë pas publikimit të videove intime

    Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Dhuna rrezikon imazhin e vendit dhe besimin e turistëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Dhuna rrezikon imazhin e vendit dhe besimin e turistëve
    Aktualitet

    Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Dhuna rrezikon imazhin e vendit dhe besimin e turistëve

    October 21, 2026

    Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar për protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke kërkuar ruajtjen e paqes sociale, shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe nisjen e dialogut mes qeverisë dhe përfaqësuesve të studentëve.

    Në deklaratën e tij, Unioni shpreh shqetësimin për përplasjet dhe tensionet e ditëve të fundit, të cilat kanë sjellë të lënduar mes protestuesve dhe forcave të rendit. Organizata thekson se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një vlerë themelore demokratike, por u bën thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve dhe të shmangin veprimet që cenojnë sigurinë e qytetarëve apo dëmtojnë bizneset private.

    Sipas Unionit, bizneset dhe investimet në sektorin e turizmit përfaqësojnë punën dhe kursimet e shumë sipërmarrësve e familjeve shqiptare, ndaj mbrojtja e tyre duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët, përtej ndasive politike.

    Organizata nënvizon gjithashtu se shqetësimet e të rinjve lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e industrisë turistike, e cila ka nevojë për punonjës të kualifikuar. Sipas saj, krijimi i mundësive për të rinjtë që të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri është i rëndësishëm si për zhvillimin e sektorit, ashtu edhe për dhjetëra mijëra familje që sigurojnë të ardhurat përmes tij.

    Një tjetër shqetësim i ngritur në deklaratë lidhet me pasojat që pamjet e dhunës dhe pasigurisë mund të kenë në perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë. Unioni paralajmëron se këto zhvillime rrezikojnë imazhin e vendit, besimin e turistëve dhe marrëdhëniet me operatorët e huaj, të cilët, sipas tij, e kanë vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen dhe sigurinë.

    Unioni Turistik Shqiptar dënon gjithashtu çdo përdorim të pajustifikuar ose joproporcional të forcës nga policia ndaj protestuesve, duke theksuar se garantimi i rendit publik nuk duhet të cenojë integritetin fizik, dinjitetin dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

    Në thirrjen drejtuar institucioneve, organizata kërkon që drejtuesit e shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për një zgjidhje të negociuar, me synimin për të ndalur përshkallëzimin dhe për të shmangur pasoja më të rënda për qytetarët dhe ekonominë.

    “Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore”, thekson Unioni, duke shtuar se qeveria duhet të hapë rrugën e dialogut, ndërsa studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të zhvilluar negociatat.

    Në përfundim, organizata apelon për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët, me qëllim uljen e tensioneve dhe garantimin e paqes sociale, sigurisë dhe vazhdimësisë së zhvillimit ekonomik të vendit.

    Unioni Turistik Shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet studentit protestues: Jam gati për dialog ballë për ballë, por distancohu nga dhuna

    October 21, 2026

    Monika Lubonja me thirrje për artistët, pak ditë pas publikimit të videove intime

    October 21, 2026

    Unioni Turistik Shqiptar apel për dialog: Dhuna rrezikon imazhin e vendit dhe besimin e turistëve

    October 21, 2026

    Shpërthim në një pallat në Athinë, plagosen katër persona, mes tyre dy policë

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.