Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

21 Tetor 2026 | 20:00

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, György Matolcsy, është në qendër të një hetimi për mashtrim financiar, që dyshohet se mund të ketë shkaktuar humbjen e mbi gjysmë miliardë eurove nga fondet publike.

Sipas mediave hungareze, disa persona janë arrestuar, ndërsa është raportuar edhe për një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj djalit të tij, Ádám Matolcsy.

Çështja lidhet me administrimin e aseteve të kompanive të krijuara nga banka qendrore gjatë drejtimit të Matolcsy-t. Autoritetet po hetojnë dyshimet për keqpërdorim fondesh, ndërsa ish-guvernatori dyshohet edhe për përdorim dokumentesh të falsifikuara.

Matolcsy ka qenë një nga aleatët e afërt të ish-kryeministrit Viktor Orbán. Kryeministri aktual, Peter Magyar, ka kërkuar hetim të plotë për çështjen dhe ka kritikuar ritmin e ngadaltë të prokurorisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

Bashkimi Evropian u bën thirrje autoriteteve në Serbi që t’i japin fund praktikës së dhënies së shtetësisë përmes procedurave të përshpejtuara ose të thjeshtuara për...
19:50 | 21/10/2026

Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Udhëheqësit evropianë do të kërkojnë të bien dakord se si të financojnë nevojat e paplotësuara prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës në vitin 2027 në...
19:46 | 21/10/2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm, me...
19:16 | 21/10/2026