Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vajza e Jakup Krasniqit: Babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë, nuk pranon më kujdes nga institucionet

    “The Guardian”: E djathta ekstreme po shfrytëzon trazirat në Europë për të nxitur agjendën antiemigracion

    OSBE dënon dhunën ndaj gazetarëve në protestat në Shqipëri, kërkon hetime dhe llogaridhënie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vajza e Jakup Krasniqit: Babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë, nuk pranon më kujdes nga institucionet
    Kosovë

    Vajza e Jakup Krasniqit: Babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë, nuk pranon më kujdes nga institucionet

    October 21, 2026

    Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se babai i saj ka refuzuar kontrollet mjekësore në Hagë dhe i ka komunikuar se nuk do të pranojë më kujdes shëndetësor nga institucionet ku mbahet.

    Në një reagim publik, një muaj pas dënimit të Krasniqit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e bija ka treguar përmes një postimi se çfarë i kishte thënë ai gjatë një bisede telefonike.

    “Erdhën disa doktorë për të më kontrolluar, natyrisht që i refuzova. Jam këtu pa të drejtë, më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet, prandaj nuk më duhet as kujdesi i tyre. Ju të jeni të informuar se unë nuk do të pranoj më asnjë kujdes nga ana e tyre”, ka cituar Gresa fjalët e të atit.

    Ajo ka shprehur shqetësimin për gjendjen e tij, duke theksuar se mosha e Krasniqit e bën të nevojshëm kujdesin e veçantë.

    “Si bijë, natyrisht që u shqetësova. Babi është në një moshë kur ka nevojë për kujdes të veçantë”, ka shkruar ajo.

    Gresa Krasniqi ka rrëfyer gjithashtu se ndihet e pafuqishme përballë vendimit të të atit, duke vënë në pikëpyetje se si mund ta bindë atë të pranojë kujdesin mjekësor nga institucionet, ndaj të cilave ai shpreh mosbesim.

    “Si mund t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre institucioneve, kur ai ndihet i tradhtuar pikërisht nga drejtësia që duhej ta mbronte?”, ka deklaruar ajo.

    Gjatë bisedës telefonike, e bija thotë se arriti t’i përcillte vetëm fjalë mbështetjeje: “Ne jemi këtu, Babi. Të duam të fortë, të duam të shëndetshëm”.

    Në përfundim të reagimit të saj, Gresa Krasniqi e ka kundërshtuar ashpër dënimin e të atit, duke e cilësuar atë si padrejtësi.

    “Dënimi i Babit nuk është një gabim që pret të korrigjohet. Është një padrejtësi!”, ka përfunduar ajo.

    Hagë jakup krasniqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vajza e Jakup Krasniqit: Babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë, nuk pranon më kujdes nga institucionet

    October 21, 2026

    “The Guardian”: E djathta ekstreme po shfrytëzon trazirat në Europë për të nxitur agjendën antiemigracion

    October 21, 2026

    OSBE dënon dhunën ndaj gazetarëve në protestat në Shqipëri, kërkon hetime dhe llogaridhënie

    October 21, 2026

    Rama i përgjigjet studentit protestues: Jam gati për dialog ballë për ballë, por distancohu nga dhuna

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.