Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet
Zyrtarët po hetojnë një shpërthim të një rezervuari në Toledo të Ohajos, i cili lëshoi një substancë kimike në ajër, duke shkaktuar një evakuim masiv në zonë.
Një person u plagos dhe u dërgua në spital, por zyrtarët besojnë se lëndimet nuk janë kërcënuese për jetën. Ata gjithashtu nuk janë të sigurt për shkakun e shpërthimit.
Një punonjës në kompaninë MC Tank Terminal -e cila specializohet në transportimin e kimikateve të lëngshme me shumicë dhe ofron transport, magazinim dhe mirëmbajtje të kontejnerëve me cisterna – u bëri thirrje ekipeve të ndihmës së shpejtë të martën vonë në mbrëmje për të adresuar shpërthimin.
Kimikati i lëshuar ishte glicidil metakrilat, një produkt veshjeje industriale që përdoret në plastikë, goma dhe rrëshira. Zyrtarët vendorë thonë se ky kimikat mund të shkaktojë djegie të syve, hundës, gojës dhe lëkurës.
Qyteti, i cili ka një popullsi prej rreth 265,000 banorësh, sipas Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë në SHBA, kishte lëshuar tashmë një urdhër evakuimi të martën në mbrëmje për rreth 300 persona që jetojnë afër zonës së shpërthimit. Disa shkolla u mbyllën të mërkurën.
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente
- 21:17 Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn
- 21:07 E bija e Jakup Krasniqit: Babai refuzon kujdesin e mjekëve në Hagë
- 20:57 Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian
- 20:47 Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Dy cenueshmëri kritike rrezikojnë funksionimin e faqeve dhe web-eve
- 20:35 Protesta e studentëve, të rinjtë njoftojnë tubimin e radhës: Nesër në orën 09:00 para Parlamentit
- 20:34 Kurti takon Kos në Mal të Zi: E rëndësishme mbështetja për statusin e vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim