Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

20:51, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Përmes një postimi në platformën “X”, Hanke thekson se tashmë ka ardhur koha që Rama të ikë.

“Si një Kalorës Shqiptar i Flamurit, mendoj se është koha që Kryeministri Rama të largohet ”- shkruan Steve Hanke në X.

Statusi

Shqipëria renditet në vendin e 91-të ndër 143 vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2026, të publikuar së fundmi nga Indeksi i sundimit të ligjit 2026 i World Justice Project.

SHQIPËRIA E RAMËS = S'KA SUNDIM LIGJI = S'ka PROBLEM!

Si një shqiptar i nderuar me titullin “Kalorës i Flamurit”, mendoj se ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet'.

 

Steve Hanke është një ekonomist amerikan dhe profesor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, Maryland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco