Probleme të dyshuara me ajrin janë raportuar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas. Sipas një qytetari, punonjësit e sigurisë kanë larguar udhëtarët nga zona e prekur, pasi disa pasagjerë kanë shfaqur kollë.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi shkakun e situatës, nëse është konstatuar prani e ndonjë substance në ajër apo nëse ka persona që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Pritet një reagim nga autoritetet e aeroportit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe masat e marra.


