Senatorja amerikane mesazh qeverisë shqiptare: Qytetarët kanë të drejtë protestojnë dhe kërkojnë llogari

Senatorja amerikane mesazh qeverisë shqiptare: Qytetarët kanë të drejtë protestojnë dhe kërkojnë llogari

21:44, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Senatorja amerikane, Elissa Slotkin ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, teksa protesta studentore vijon prej afro 10 ditësh.

Në një reagim në platformën sociale X, Slotkin theksoi se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë dhe kërkojnë llogari, ndërsa qeveria duhet të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t'u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.

Reagimi:

Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë telefonatash të shqetësuara nga banorët e Miçiganit për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, mes vendeve të tjera evropiane.

Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të mbajë zyrtarët e zgjedhur përgjegjës.

Po ashtu, qeveria shqiptare ka detyrimin të mbrojë sundimin e ligjit, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të pastrojë korrupsionin dhe të përgjigjet ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

I nxis të dyja palët të bëjnë gjithçka që mundin për të ulur tensionin dhe për të gjetur një mënyrë paqësore për të ecur përpara.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco