Parashikimi i motit 22 Tetor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të enjte, në vendin tonë masa ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të ndikojnë gjatë ditës së sotme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe të zgjasin deri në mëngjes në pjesën më të madhe të territorit. Ato do të kenë intensitet të ulët, ndërsa në Veriperëndim mund të arrijnë intensitet deri mesatar.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës, shiu do të shfaqet herë pas here, kryesisht në Veri dhe pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s. Në dete pritet valëzim i ulët, me forcë 1-3 ballë.


Shtuar më 22.10.2026 07:18