Zjarr në mjediset e Top Albania Radio-s, te Arena Center në kryeqytet.
Flakët e rëna rreth orës 06:40 kanë çuar në një operacion të zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e tyre.
Në vendngjarje ndodhen edhe forca policore. Për shkak të zjarrit dhe tymit, TAR ka ndërprerë transmetimin duke filluar me emisionin Wake Up që transmetohet edhe në Top Channel.
Po punohet për rikthimin e normalitetit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Për momentin nuk ka informacione lidhur me shkaqet e flakëve. Për çdo zhvillim të situatës do të jemi në përditësim të vazhdueshëm.