Një zjarr ka rënë sot në ambientet e Top Albania Radio, duke ndikuar në funksionimin normal të radios. Si pasojë e flakëve regjia dhe studiot janë shkatërruar.

Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up”, që realizohet në bashkëpunim mes Top Channel dhe Top Albania Radio, nuk është zhvilluar.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plota.

lajm ne perditesim...