Makina përfshihet nga flakët në Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë drejtuesi

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin po udhëtonte është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë. Ngjarja ndodhi pas mesnate, në vendin e quajtur “Skërficë”.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Volkswagen Touran”, me drejtues Maridon Dhulin, 37 vjeç, banues në fshatin Fterrë, Bashkia Himarë, ka marrë flakë në ecje.
Si pasojë e zjarrit, drejtuesi ka pësuar djegie të rënda të shkallës së tretë. Në ndihmë të tij kanë mbërritur fillimisht kalimtarë të rastit, të cilët kanë mdërhyrë për t’i shuar flakët në trup.
Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, për të marrë trajtim mjekësor më të specializuar, për shkak të djegieve të rënda.
Për shuarjen e flakëve në automjet është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



