Te Manchester United kriza vazhdon, madje ajo bëhet më e thellë pas humbjes 4-1 ndaj Como në Champions League. Pas ndeshjes ka shpërthyer kapiteni Bruno Fernandes, që kritikoi planin taktik të trajnerëve.
Pas humbjes ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e mëparshme në Ligën e Kampionëve, ishte Lisandro Martinez ai kritikoi ashpër drejtuesit e klubit, duke vënë në shënjestër drejtorin teknik Jason Wilcox për dështimet gjatë afatit kalimtar.
Këtë herë, kapiteni Fernandes vuri në shënjestër stafin teknik të klubit, duke kritikuar ashpër planin e tyre për presionin ndaj kundërshtarit. Portugezi doli në mbrojtje të shokëve të skuadrës dhe ia hodhi fajin Michael Carrick dhe stafit të tij.
“Është vendim i stafit që të mos ushtrohet presion në lojën “tek për tek”, duke lënë ndonjëherë hapësirë në prapavijë, me qëllim që të pritet kundërshtari dhe t’u jepet atyre topi,” tha Fernandes.
“Por, kur u jepni topin kaq shpesh këtyre ekipeve, ato fitojnë vetëbesim. Ato kanë shumë lojtarë prapa topit, gjë që ju detyron të vraponi shumë dhe krijon frustrim; kështu që, kur e rifitoni topin, është shumë më e vështirë, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht, që të organizoheni siç duhet“, shtoi kapiteni i United.
“Thjesht mendoj se, ndonjëherë, duhet të jemi më të guximshëm në presion; të rrezikojmë duke ushtruar presion shumë lart në fushë, për t’i vënë ata në vështirësi – ashtu siç bënë ata me ne“, tha Fernandes.







