Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, situatë problematike në disa lagje - turistët argëtohen

Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.
Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që janë futur në ujërat e grumbulluara në rrugë, duke luajtur mes tyre.
Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura.
Falë ndërhyrjes së tyre, në orët e paradites së sotme uji është tërhequr nga rrugët, ndërsa qarkullimi për automjetet dhe qytetarët në zonat e prekura është normalizuar. /Tch/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































